I panjohuri ngacmon vajzën: Veprimi i saj shokon internetin (VIDEO)
Reagimi i një vajze nga Brazili pasi një i panjohur tenton ta ngacmojë, është bërë menjëherë viral në internet. Vajza , e cila duket se punonte si shitëse në një nga dyqanet aty pranë ka nisur të godasë djalin duke e shtrirë atë në tokë.
Teksa godiste të panjohurin, ajo iu drejtua atij duke i thënë se është lodhur nga prekjet dhe ngacmimet seksuale. Gjithçka donte ishte ta linin në paqe të bënte punën e saj. Për ta bërë shembull para turmës së njerëzve, vajza nuk e la me aq.
Ajo hoqi bluzën e saj dhe i afroi gjoksin para fytyrës së tij, duke i thënë se të tilla gjëra i kanë ardhur në majë të hundës. “Gjoks do? Çfarë do?”- dëgjohet t’i ulërasë e revoltuar.
Siç duket dhe në video e gjithë skena ndodhi në prani të kalimtarëve, por ky për vajzën ishte problemi i fundit. Nga ana tjetër, sulmuesi u përpoq të justifikohet duke i thënë se nuk i kishte bërë asgjë dhe se ishte me gruan e tij duke bërë pazar.
Gjithsesi, as gjesti i vajzës nuk u komentua mirë nga ata që e panë, duke i thënë se s’mund ta bëjë këtë në qendër të qytetit dhe mbi të gjitha në sy të fëmijëve.
KOHA JONË SONDAZH

