“I pari që do të thërrasë Allahu Akbar në sheshin Shën Marku do ta qëllojmë”
“Nëse dikush do të thërrasë Allahu Akbar (Zoti është i madh) në sheshin Shën Marko të Venecias do ta qëllojmë me snajper. Sapo të bëj tre hapa duke thërritur Allhu Akbar do të qëllohet”, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Venecias Luigi Brugnaro gjatë një konference të mbajtur në qytetin e Riminit me pjesëmarrjen e kryebashkiakëve të disa qyteteve italiane.
Mesazhi i tij provokues i përsëritur disa herë gjatë këtij takimi i referohet shtimit të masave të sigurisë së antiterrorizmit në qytetin e tij por dhe problematikës së krizës së emigrantëve që ka përfshirë gjithë Italinë.
Duke kujtuar arrestimin e pak muajve më parë të 4 shtetasve kosovarë me akuzën se po projektonin hedhjen në erë të urës së Rialtos, Luigi Brugnaro u shpreh se “Venecia është i vetmi qytet në Europë që ka arrestuar 4 terroristë që po përpiqeshin të vinin një bombë në Rialto në emër të Allahut.”
“E ne do t’i çojmë drejt e tek Allahu pa hedhur poshtë urën Rialto”, u shpreh ai.
Fjalët e kryebashkiakut të Venecias kanë shkaktuar reagime në mediat kryesore italiane e janë shpërndarë dhe nga mediat evropiane.
Kryetari i Bashkisë së Venecias kritikohet për faktin se shprehja Allahu Akbar do të thotë “Zoti është i Madh”, e përdoret nga të gjtihë besimtarët myslimanë e ,mbi të gjitha për pohimin e tij se është e domosdoshme përdorimi i armëve.
Ndërsa sa i takon krizës së emigrantëve me të cilën përballen cdo ditë brigjet italiane, kryetari i Bashkisë së Venecias tha se “është e domosdoshme një bllok detar humanitar për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Një bllok detar që të shpëtoj në det personat që tentojnë të emigrojnë në rrugë ilegale, e që vënë në rrezik jetën, por që nuk duhen pranuar domosdoshmërish në territorin italian.”
Luigi Brugnaro është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Venecias më vitin 2015, si një kandidat i pavarur pa mbështetjen e së djathtës e as të majtës italiane. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm e për disa kohë ka qenë kryetar i Konfindustrisë së Venecias.
KOHA JONË SONDAZH

