FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“I pari që do të thërrasë Allahu Akbar në sheshin Shën Marku do ta qëllojmë”

“Nëse dikush do të thërrasë Allahu Akbar (Zoti është i madh) në sheshin Shën Marko të Venecias do ta qëllojmë me snajper. Sapo të bëj tre hapa duke thërritur Allhu Akbar do të qëllohet”, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Venecias Luigi Brugnaro gjatë një konference të mbajtur në qytetin e Riminit me pjesëmarrjen e kryebashkiakëve të disa qyteteve italiane.

Mesazhi i tij provokues i përsëritur disa herë gjatë këtij takimi i referohet shtimit të masave të sigurisë së antiterrorizmit në qytetin e tij por dhe problematikës së krizës së emigrantëve që ka përfshirë gjithë Italinë.

Duke kujtuar arrestimin e pak muajve më parë të 4 shtetasve kosovarë me akuzën se po projektonin hedhjen në erë të urës së Rialtos, Luigi Brugnaro u shpreh se “Venecia është i vetmi qytet në Europë që ka arrestuar 4 terroristë që po përpiqeshin të vinin një bombë në Rialto në emër të Allahut.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“E ne do t’i çojmë drejt e tek Allahu pa hedhur poshtë urën Rialto”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalët  e kryebashkiakut të Venecias kanë shkaktuar reagime në mediat kryesore italiane e janë shpërndarë dhe nga  mediat evropiane.

Kryetari i Bashkisë së Venecias kritikohet për faktin se shprehja Allahu Akbar do të thotë “Zoti është i Madh”,  e përdoret nga të gjtihë besimtarët myslimanë e ,mbi të gjitha për pohimin e tij se është e domosdoshme përdorimi i armëve.

Ndërsa sa i takon krizës së emigrantëve me të cilën përballen cdo ditë brigjet italiane, kryetari i Bashkisë së Venecias tha se “është e domosdoshme një bllok detar humanitar për të ndaluar emigracionin e paligjshëm. Një bllok detar që të shpëtoj në det personat që tentojnë të emigrojnë në rrugë ilegale, e që vënë në rrezik jetën, por që nuk duhen pranuar domosdoshmërish në territorin italian.”

Luigi Brugnaro është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Venecias më vitin 2015, si një kandidat i pavarur pa mbështetjen e së djathtës e as të majtës italiane. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm e për disa kohë ka qenë kryetar i Konfindustrisë së Venecias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?