I preku pasqyrën/ Shoferi hakmerret duke hedhur në ajër motoristin, shikoni momentin e frikshëm (VIDEO)

Një shofer i nevrikosur është kapur në kamera duke hedhur në ajër një motorist në shenjë hakmarrjeje.

Ky i fundit teksa ecte i preku padashje pasqyrën makinës tip Ford. Kaq mjaftoi që Christian Verrall, 32-vjeç, të humbte toruan dhe të përplaste 31-vjeçarin Craig Bond.

Nga aksidenti, Bond thyu njërën këmbë në dy vende. Gjykata mori vendimin për arrestimin e Verral, baba i një fëmije, pasi u pa në kamerat e sigurisë se ai ishte kthyer posaçërisht për të përplasur Bond me Ford Fiestan e tij.

SHKARKO APP