I riu: Nuk më lini të vishem si dua, vij në punë me fustan

Një i ri ndërmori një veprim sfidues duke shkuar në punë me pantallona të shkurtra, por kompania e ktheu mbrapsht. 20 vjeçari britanik Joey Barge, nga Buckinghamshire, për shkak të të nxehtit vendosi të “protestonte” kundër kodit të veshjes. Kompania e cilësoi të papërshtatshme veshjen dhe e dërguan në shtëpi. Por në vend që i riu të vishte një palë pantallona për të qetësuar bosët e tij, 20 vjeçari veshi një fustan rozë të ndritshëm dhe u rikthye në kompaninë Call Center. Ai mori shpejt mbështetje të gjerë në rrjetet sociale dhe kompania u detyrua të lëshonte një memo të re mbi kodin e veshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?