I riu përdhunon 100-vjeçaren, vdes e moshuara
Një djalë ka kryer një akt të tmerrshëm mbrëmjen e së dielës, duke përdhunuar një grua 100-vjeçare. I riu nga India, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka përdhunuar të moshuarën që ka qenë duke fjetur gjumë në shtëpinë e saj në një fshat në periferi të Meerut në mesnatë. Gruaja ka gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital. 24-vjeçari, i identifikuar si Ankit Punia, është futur në shtëpinë e të moshuarës dhe duke përfituar nga dobësia fizike e viktimës, si edhe fakti që vëllai i saj ishte i shurdhër, e ka dhunuar për një kohë të gjatë përpara se ta përdhunonte. Ngjarja është dëgjuar nga komshinjtë, të cilët kanë hyrë në shtëpi për të ndihmuar 100-vjeçaren dhe kanë gjetur Punian duke kryer aktin e tmerrshëm. Fqinjët ia dorëzuan 24-vjeçarin policisë dhe tani ndodhet në burg nën akuzën e përdhunimit dhe vrasjes. Gruaja e moshuar u dërgua në spital, ku vdiq mëngjesin e së hënës.
KOHA JONË SONDAZH

