I riu shkatërron me çekiç statujën e Papës dhe të Nënë Terezës
Policia në New York ka arrestuar një vandal që me çekiç në dorë theu fytyrat e statujave të Nënë Terezës dhe të Papës jashtë një kishe në Brooklyn të New York.
30-vjeçari Randy Maldonado Avila, jo vetëm që kishte thyer me çekiç statujat por më pas kishte goditur dyert e xhamit të kishës St. Dominic në Bensonhurst, dhe kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej policia.
Nuk dihen arsyet e zemërimit të 30-vjeçarit me figurat e kishës. Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje vandalizmi, zotërim arme të ftohtë, sipas policisë së New York. Mediat vendase thonin se ai mund të akuzohet ose për vandalizëm, ose për “krime urrejtjeje”.
KOHA JONË SONDAZH

