I riu shqiptar ekzekutohet me armë zjarri në Bari, ngjarja në banesën e tij, ja dyshimet e para

Një 28-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri  pak para orës 16:00 të pasdites së sotme në Bari.

Ngjarja ka ndodhurnë rrugën Petrelli, në rrethin Libertà. Viktima, i identifikuar si shtetasi Santino Xhyra, është vrarë në banesën e tij.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu është qëlluar me tre plumba, në gjoks dhe bark.

Ai u shoqërua fillimisht në spital me një makinë private, ndoshta nga një bashkatdhetar i tij, ku edhe u shpall i vdekur.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Mësohet se viktima nuk njihej në qarqet kriminale edhe pse kishte disa precedentë të vegjël.

Megjithatë lagjia ku ndodhi ngjarja njihet si problematike. Në të njëjtën rrugë jeton bashkëshortja e një gangsteri të lagjes

Ndërkohë, disa vjet më parë, pikërisht në 29 gusht 2014, në të njëjtën zonë, u ekzekutua një shtetas tjetër shqiptar Florian Mesuti.

Ngjarja ndodhi ndërsa po tentonte të shuante një konflikt mes një të mituri nga Bari dhe një bashkatdhetari të tij shqiptar.

SHKARKO APP