I shkatërruar plotësisht nga tërmetet, ky qytet po rindërtohet për t’i bërë ballë çdo fatkeqësie natyrore

Qyteti i Antakias, kryeqyteti i provincës Hatay, ishte një nga më të goditurit në Turqi, me pothuajse 80% të ndërtesave janë dëmtuar plotësisht. Ishte një shkatërrim përtej imagjinatës, sipas Nicola Scaranaro i Foster + Partners, firma arkitekturore që muajin e kaluar publikoi masterplanin e saj jo vetëm për të rindërtuar dhe rigjallëruar qytetin, por për ta bërë atë një vend të sigurt ndaj tërmeteve, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

Qyteti është i ngritur pranë malit Habib Neccar në luginën e lumit Asi dhe afërsia e tij me lumin do të thotë se ndikimi shkatërrues i tërmeteve përkeqësohet nga një fenomen i quajtur lëngëzimi i tokës, që e bën tokën të humbasë ngurtësinë e saj.

Arkitektura dhe dizajni i rrugëve të këtij qyteti të rindërtuar do të veprojnë si linja e parë e mbrojtjes kundër ndikimit të tërmetit, duke përfshirë ndërtesa kompakte që mund të përballen më mirë me aktivitetin sizmik sesa strukturat e mëdha dhe të gjata.

SHKARKO APP