I tradhëton konsumi i lartë i energjisë elektrike/ Kapen në Spanjë 6 ‘fermerë’ shqiptarë të kanabisit

6 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase, policia ka mundur të asgjësojë një sasi prej 2421 rrënjë bimësh mariuhanë dhe 9 kg sytha bime narkotike në një depo industriale në Malloles, në rajonin e Katalunjës.

Hetimi filloi si rezultat i një ankese anonime të marrë përmes portalit të Policisë Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit verifikuan përmes kompanisë së energjisë elektrike pasi kishte një konsum të lartë të energjisë që nuk po regjistrohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave në Spanjë, rajoni i Katalonjas është bërë epiqendra e biznesit të marihuanës në Evropë dhe në territorin ku bashkohen organizatat kryesore kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që shtetas shqiptarë bien në prangat e policisë spanjolle.

Trafikantët shqiptarë të drogës janë zhvendosur prej disa kohësh në Spanjë dhe e kanë kthyer marrëveshjen e vjetër në një biznes më serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm. Ata zgjedhin banesa të braktisura ose jashtë zonave të banuara, të cilat më pas i kthejnë në ferma kanabisi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?