Identifikohen 33 raste të reja me COVID-19 në Greqi, një person humb jetën
Bota E Enjte, 23 Korrik 2020 20:25
Regjistrohen 33 raste të reja me koronavirus në Greqi. Mësohet se 10 prej këtyre rasteve janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 4110. Ndërkohë që është riregjistruar sot edhe një vdekje, ndërkohë në total numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 201.
Mosha mesatare e rasteve është 47 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 76 vjeç.