Iftarë “online” për Ramazan
Këtë të premte të gjithë besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit. Por krejt ndryshe nga tradita xhamitë janë bosh për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit. Familjet por edhe krerët e xhamive janë përgatitur që gjatë këtij Ramazani faljet të kryhen përmes internetit. Nga ana tjetër, janë parashikuar edhe iftarët virtuale dhe fjalime ne videokonferencë. Por, me gjithë kërcënimin e Covid-19, klerikët dhe konservatorët në shumë vende, përfshirë Bangladeshin, Pakistanin dhe Indonezinë, kombi më i madh në botë me shumicë myslimane kanë kundërshtuar rregullat e distancës sociale, duke refuzuar të ndalojnë tubimet e lutjeve në xhami.