Ikën nga Koreja e Jugut, diplomatët rusë kthehen në atdhe duke shtyrë trenin

Ishte një largim tepër i pazakontë nga Koreja e Veriut. Një grup diplomatësh të Rusisë dhe familjarët e tyre, u kthyen në atdhe duke shtyrë me dorë një karrocë hekurudhore për shkak të masave kufizuese ndaj Covid-19.

8 personat udhëtuan për 32 orë nga Peniani, fillimisht me një tren dhe autobus, përpara se të përshkronin në këmbë rreth 1 kilometër mbi shinat e trenit duke kaluar kështu kufirin për në Rusi.

Koreja e Veriut ka bllokuar pjesën më të madhe të transportit të pasagjerëve për të frenuar përhapjen e virusit. Shteti komunist pretendon se nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar, por vëzhguesit ndërkombëtarë e kundërshtojnë këtë pohim.

Që prej vitit të kaluar, është ndaluar hyrja apo largimi i trenave dhe vagonëve në Korenë komuniste. Shumica e fluturimeve ndërkombëtare janë pezulluar, gjithashtu. Madje, në pikat kufitare është shtuar dhe prezenca ushtarake për të ndaluar çdo transmetim të Covid-19.

SHKARKO APP