Ikën nga lufta, strehohen në tempullin kushtuar Zeusit (FOTO)

Të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre si pasojë e konfliktit që ka nisur prej 9 vitesh në Siri, me dhjetra persona janë strehuar brenda një tempulli 1900-vjeçar kushtuar Zeusit. Ata janë munduar të përshtatin për jetesë rrënojat romake në zonën Beqirja, jo shumë larg nga kufiri me Turqinë. Ky vend është gjithashtu i mbrojtur nga UNESCO.

Abdelaziz al-Hassan, një prej personave që jetojnë në këto rrënoja, është shprehur se nuk dëshiron të jetojë në një kamp të mbipopulluar, pas largimit nga lufta në veriperëndim të Sirisë.

Familja e tij ngriti një strehë në rrënojat e tempullit romak. Ai, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, janë mes miliona sirianëve që kanë braktisur shtëpitë e tyre dimrin e kaluar pas sulmit të mbështetur nga Rusia në bastionin e fundit të rebelëve në Siri, Idlib.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë zgjodha këtë vend sepse të siguron qetësi shpirtërore, larg vendeve të mbipopulluara dhe atyre të mbushura me sëmundje”, tregon Abdelaziz al-Hassan. Siria është e mbushur me site arkeologjike, nga tempujt romakë, deri te ndërtimet Osmane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?