Iku me dhimbje në spital, një 13-vjeçare lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi. Një 13-vjeçare shkoi në spital me dhimbje të forta barku, por lindi një fëmijë pa ditur që ishte shtatzënë. Prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik. Pediatri i dha një klizmë për t’u qetësuar, siç është përshkruar në këto raste.

Mjeku pasi pa vonesën e vajzës e cila kishte shkuar në tualet, shkoi dhe e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur. Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.

Vlen të theksohet se në spitalin e Naxosit në atë kohë nuk kishte mjek radiolog, për këtë arsye e mitura nuk i është nënshtruar ekografisë përpara se të lindte në tualet. E mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është një shok i klasës, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë.

SHKARKO APP