Iku në spital me dhimbje, mjekët i heqin gruas tumorin afro 4 kilogramë
Mjekët janë përballur me një befasi të frikshme, kur një zonjë shkoi me dhimbje në një spital të Turqisë. Mjekët kanë hequr nga barku i një pacienteje një tumor plot 3 kilogramë e 750 gramë. Mësohet se gruaja ka shkuar në spital me dhimbje dhe fryrje të madhe të barkut, e pas vizitave përkatëse, ajo i është nënshtruar një operacioni.
Ky operacion i ka zgjatur rreth dy orë, ndërsa doktorët u çuditën kur panë tumorin në fjalë, madje nuk nguruan as ta “reklamonin” në rrjetet sociale, duke bërë një foto me masën në dorë.
Shefi i pavijonit të spitalit privat ku u krye ndërhyrja, tha se tumori që i kishte prekur pacientesh shumë organe në trup, iu hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e saj paraqitet e mirë.