Ilaçi i këshilluar nga Trump, Suedia ka efekte “të frikshme”
Bota kërkon kurën apo vaksinën që do të luftojë pandeminë e Covid-19. Vende te ndryshme po përdorin ilaçe të cilat deri më tani i’a kanë dalë që të kenë sukses. Nga emrat e diskutuara si medikamente që kanë një efekt ndaj koronavirusit, hidrosiklorokina ose më mirë Plaquenil, siç njihet në treg, është ai më i njohur. Sponsori i tij më i madh ka qenë vetë presidenti i SHBA Donald Trump, pasi një studim kinez kishte treguar rezultate inkurajuese në Wuhan. Spitalet në Suedi kanë njoftuar se kanë ndërprerë ilaçin në fjalë. Pacientët, sipas mjekëve të spitalit të Gotaland, filluan të shprehnin shqetësime si humbje e përkohshme e shikimit, migrenë të fortë, rritje të palpitacioneve. Mjekët nuk arritën të vlerësonin efekte çudibërëse ndaj koronavirusit, të tilla që të justifikonin efektet anësore.