Inaugurimi i Biden/ SHBA në këmbë, Garda Kombëtare ‘blindon’ Washingtonin, forcohen masat në 50 shtetet amerikane
Teksa po afrohet dita kur do të inaugurohet presidenti i ri i SHBA-ve, Joseph Biden, 50-të shtetet amerikane dhe Disctrict Columbia janë vënë në gjendje gatishmërie gjatë kësaj fundjave, për shkak të protestave të mundshme. Ceremonia e inaugurimit të presidenti i ri të zgjedhur pritet të mbahet më 20 janar.
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare nga të gjitha shtetet amerikane janë drejtuar nga Washingtoni, për të dekurajuar pjesëmarrësit e mundshëm të protestave sikurse ishte rasti i 6 janarit, kur përkrahësit e Donald Trumpit u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, ku për pasojë humbën jetën 5 persona. Ndërkohë, FBI ka paralajmëruar se në kryeqytetet e 50 shteteve amerikane, mund të këtë edhe marshim të armatosur nga përkrahësit e Trumpit.
Mediat e huaja raportojnë se në Disctrict Columbia është mbyllur kompleksi nacional Alley, ndërsa në rrugë janë vendosur barrikada dhe janë rritur masat e sigurisë. Ndërkohë që ndërtesa e Kongresit është rrethuar me mbrojtëse metalike, e njëjta gjë edhe para shtatores së George Washingtonit, ku dhjetëra mijëra përfaqësues të mediave të akredituara do ta ndjekin drejtpërdrejtë inaugurimin e Joseph Bidenit.
Të paktën 12 stacione metrosë do të mbyllen në Washington, ndërsa është shtuar prezenca e policisë lokale
Nga ana tjetër ekipi i Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që të shmangin udhëtimet drejt Washingtonit për shkak të pandemisë së COVID-19. Mes të tjerash paralajmërohet që sot mund të ketë protesta pasi përkrahësit e Trumpit përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për tubim.