Incident tek Shtëpia e Bardhë, një person tenton të kalojë barrierat ndërkohë që brenda ndodhej presidenti Trump

Shërbimi sekret amerikan ka arrestuar një person që tentoi të kalojë barrierën e sigurisë të vendosur rreth Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që brenda ndodhej presidenti amerikan Donald Trump, transmeton AP.

Agjencia shkruan se shërbimi sekret shkroi në Tëitter se rreth orës tetë të mëngjesit sipas kohës lokale, një person ka tentuar të kapërcejë barrierën metalike, e cila është vendosur në rend të dytë rreth Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë këmbësorët u ndaluan për disa momente që të kalonin përpara Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi Sekret nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?