Incidenti – Amsterdam, një makinë godet fuqishëm këmbësorët në stacionin e trenit
Një incident i madh ka ndodhur në stacionin qendror të trenit në Amsterdam të Holandës, pasi një makinë u fut me shpejtësi midis këmbësorëve.
Pesë vetë mbetën të plagosur nga incidenti.
Shoferi i mjetit është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje. Videot e postuara në internet tregojnë se si të plagosurit trajtohen ndërsa gjenden të shtrirë në dysheme dhe disa ambulanca.
Makinat e policisë shkuan në vendngjarje gjithashtu. Incidenti ndodhi rreth orës 21:00, pasi makina u fut në një zonë ku automjetet nuk lejoheshin dhe u përpoqën të largohej me shpejtësi.

KOHA JONË SONDAZH

