Indi, rihapet Taj Mahal pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19
Taj Mahal, monumenti emblematik i Indisë, u rihap sot pas gjashtë muajve mbylljeje për shkak të COVID-19, në një vend që po kërkon t’i rikthehet normalitetit pavarësisht rritjes së infektimeve me koronavirusin e ri.
India me 1,3 miliardë banorë, numëron më shumë se 5,4 milionë raste me COVID-19, vendi i dytë në botë më i prekur pas SHBA-së dhe që ka regjistruar rreth 100 000 raste të reja çdo ditë.
Por, pas kufizimit kombëtar të dekretuar në fund të marsit, lehtësuar me etapa që prej fillimit të qershorit dhe që ka privuar nga të ardhruat dhjetëra milionë persona, kryeministri, Narendra Modi nuk është treguar aspak i prirur për të imituar vendet e tjera duke shtrënguar sërish rripin.
Përkundrazi, qeveria po e lehtëson gradualisht kontrollin për t’i dhënë ajër ekonomisë, duke hequr kufizimet e vendosura në fluturimet e brendshme, trenat, tregjet ose restorantet dhe duke autorizuar përsëri, nga sot, vizita e Taj Mahal, që u mbyll që nga 17 marsi.
E ndërtuar në shekullin e XVII në Indinë veriore, në Agra (rreth 180 km në jug të Delhit të Ri), ky mauzole prej mermeri të bardhë është monumenti më i vizituar në vend me shtatë milion vizitorë në vit.
Një xhevahir arkitektonik i artit indo-islamik, ai u ndërtua nga perandori Mughal Shâh Jahân në kujtim të gruas së tij të preferuar, Mumtaz Mahal, e cili vdiq në 1631, dhe është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“Të gjithë protokollet e lidhura me COVID-19, të tilla si maska apo distanca fizike, do të zbatohen”, theksuan autoritetet duke njoftuar rihapjen e tij dy javë më parë.