India goditet rëndë nga përmbytjet, shkon në 136 numri i viktimave

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave monsun që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136.

Ministri Vijay Ëadettiëar tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për t’u ofruar njerëzve ndihmën e nevojshme.

Wadettiëar u shpreh se intensiteti i reshjeve ka rënë ashtu si dhe niveli i lumenjve. Më shumë se 200 persona u shpëtuan në qytetin Ratnagiri. Më shumë se gjysma e qytetit bregdetar Chipluna, shtëpia e rreth 70 mijë banorëve u përmbyt gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria, marina, roja bregdetare dhe Forca Kombëtare e Reagimit të Fatkeqësive janë vënë në kërkim të personave që rezultojnë të humbur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshje të mëdha shiu dhe përmbytje kanë goditur gjithashtu Evropën Perëndimore dhe pjesë të Kinës javët e fundit, ndërsa Amerika e Veriut është ndeshur me valë të mëdha nxehtësie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?