Infermierët përshkruajnë gjendjen emocionale që po i shkakton COVID-19
Për Lucia Dario, një infermiere që kujdeset për pacientët me Covid-19 në spitalin Gemelli në Romë, është ana emocionale e kësaj epidemie ajo që po i shkatërron çdo ditë.
Ti mban më orë një veshje dhe 3 palë doreza mbi njëra-tjetrën – një mbrojtje e nevojshme kundër virusit – që të bën të ndihesh e ngathët.
Por pamundësia për të bërë diçka më shumë është më e vështira, thotë ajo. Gjatë ditëve të para të përhapjes së koronavirusit në Itali, përfundova turnin, ndërrova veshjen dhe shkova në makinë, lotën nuk më pushonin gjithë rrugës, u shpreh infermierja.
“Dhomat e izolimit janë si bunkerë, ato janë realitete paralele,” tha ajo, duke përshkruar atmosferën në repart si “heshtje që ulërin”.
Dario dhe kolegët e saj janë kontakti i vetëm njerëzor që kanë pacientët.
“Ne i pyesim ata çfarë u duhet, pothuajse të gjithë nuk thonë asgjë, më së shumti ata kërkojnë ujë”, tha ajo. Disa komunikojnë duke mbyllur sytë duke sinjalizuar kështu se ata do të takohen përsëri një ditë, pa maska. Ajo dëgjon njerëzit duke qarë, kollitur dhe u lutur gjatë natës.
“Disa dëgjojnë televizor me ze shumë të lartë për të ndaluar mendimet e tyre,” tha infermierja.
Spitalet në të gjithë botën kanë masa të rrepta, duke ndaluar vizitorët dhe duke kufizuar kontaktin midis pacientëve, për shkak të virusit.
Oli Pohlová është një infermiere me kohë të pjesshme në repartin pulmonologjik të një spitali në qytetin çek Mladá Boleslav. Me më shumë se 600 shtretër, ky spital luan një rol të rëndësishëm në rajon.
“Është shumë e vështirë për pacientët, shumë prej tyre nuk i kanë parë familjet e tyre për një kohë vërtet të gjatë,” tha ajo. Pra veç detyrës që kanë infermierët gjithashtu janë përpjekur t’u qëndrojnë pacientëve pranë.
Varet nga ne tani që të bisedojmë me ta, të përpiqemi t’i bëjmë ata të qeshin pak, t’i pyesim… sigurisht ne nuk mund të zëvendësojmë dot familjet por shpresojmë se mund t’i ndihmojmë sadopak” tha Pohlová.