Infermieri dhunon pacientin 89-vjeçar me probleme mendore
Një infermier është kapur duke dhunuar një pacient me probleme mendore. Familja e Georges Karam kishte instaluar një kamera në dhomë për të kuptuar se nga i vinin plagët në trup.
Jie Xiao u filmua duke e goditur 11 herë në fytyrë 89-vjeçarin pasi i ndërroi pampersin.
Xiao ishte punësuar si infermier personal nga familja e Karam për tu kujdesur për të moshuarin por atyre kurrë nuk ia kishte marrë mendja që do të ndërmerrte akte të tilla.
Pasi vunë re një numër të madh plagësh të pashpjegueshme në trupin e Karam ata filluan që të dyshonin se diçka nuk shkonte. Daniel Nassrallah vendosi që të instalonte një kamera me definicion të lartë në dhomën e gjyshit të tij për të kuptur se çfarë po ndodhte.
“Kur pashë pamjet u tondita, gati sa nuk më ra të fikët, këmbët nuk më mbanin më dhe nuk dija si të reagoja,”-është shprehur Daniel.
Xiao është arrestuar nga policia dhe u akuzua për dhunë pasi familjarët bënë denoncimin.
KOHA JONË SONDAZH

