Infermieri përbindësh rrëfen me qetësi: Mund të kem vrarë 90 pacientë

Një infermier gjerman, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin për vrasjen e 6-të pacientëve të tij, dyshohet se mund të ketë vrarë 84 të tjerë, duke e bërë atë një nga vrasësit serial më mizor të vendit.

40-vjeçari, është burgosur në 2015-ën, pasi u vërtetua se ka vrarë 6 të sëmurë. Autoritetet kanë hetuar rreth 100 vdekjesh të tjera, duke zhvarrosur kështu trupat e ish-pacientëve të cilët kanë qenë të shtruar në spitalin ku vrasësi ushtronte profesionin e tij.

Sipas CNN, policia është shprehur se janë gati të sigurtë se vetëm gjatë viteve 1999-2001 ka vrarë 36 pacientë dhe 48 të tjerë në një tjetër spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, ata shtojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, por konfirmimi i saktë i tyre është i vështirë. Në deklaratat e kaluara, ai ka pranuar se ka kryer injeksione të tilla ndaj të sëmurëve që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme për shkak të dëmtimeve të zemrës. Infermieri, ka shokuar autoritetet, teksa shpjegonte se këtë e bënte me dëshirën e madhe për t’i kthyer në jetë pacientët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?