Infermierja shtatzënë ndërron jetë nga koronavirusi, mjekët arrijnë të shpëtojnë vogëlushen

Një infermiere ka ndërrua jetë për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe. 28-vjeçarja ishte shtatzënë dhe fatmirësisht mjekët arritët të shpëtonin fëmijën me një ndërhyrje çezarianë të menjëhershme pak para së të ndërronte jetë.

Gjëndja e Mary Agyeiwaa Agyapong ishte rënduar ditën e Pashkëve më 12 prill pas një jave që ishte shtruar në spitalin ku punonte prej 5 vitesh.

Mjekët i bënë ndërhyrje cezariane duke shpresuar kështu që t’i shpëtonin të dyja si vajzën e vogël dhe nënën e saj por faykeqësisht nuk ndodhi kështu. Mary ndërroi jetë nuk lënë jetime vogëlushen e saj. Paka ditë para së të vdiste edhe babai i 29-vjecares kishte ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Kolegët e kujtojnë Mary-in si një infermierë të shkëlqyer, një shembull përkushtimi dhe kujdesi për të tjetër.

“I vetmi ngushëllim në këto ditë për ne është ardhja në jetë e vogëlushes, e cila është si një rreze dielli në këto ditë të errëta”- ka thënë drejtori i spitalit, ku punonte infermierja, David Carter.

Numri i viktimave në total në Britanine e Madhe ka shkuar në 13 729 persona. Ndërsa, numri i personave të infektuar në vendin ishullor ka mbërritur deri tani në 103 093 vetë.

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në rruzull, por tanimë më ritme më të pakta sa më parë. Deri tashmë, kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën 136 988 vetë. Kurse, janë infektuar me virus deri në këto momente 2 107 450 persona.

SHKARKO APP