Informacionet më të fundit për Koronavirusin

Këto janë zhvillimet më të fundit lidhur me Koronavirusin:

Virusi tani është përhapur në rreth 49 vende, me Zelandën e Re, Bjellorusinë, Lituaninë dhe Nigerinë (rasti i parë në Afrikën Sub-Sahariane) që të gjitha raportojnë rastet e tyre të para në ditët e fundit. Shumë raste janë të lidhura me udhëtarët që vijnë nga Irani.

Tregjet në të gjithë botën kanë marrë goditje të mëdha, dhe ekonomia kineze ka parë rënien e saj më të keqe në dy dekada.

Këshilli i Sigurimit i KB ka vendosur të heqë disa sanksione ekonomike ndaj Koresë së Veriut për ta ndihmuar atë të mbrohet nga virusi për të cilin ende thotë se nuk ka raste.

Shkollat ​​dhe zyrat në vende të ndryshme të botës ku edhe është rritur numri i të prekurve mund të mbyllen deri në dy muaj nëse shkaktohet një pandemi.

Disneyland dhe DisneySea i Tokios do të mbyllen deri në mes të marsit.

Hyundai ka pezulluar prodhimin në fabrikën e tij në Ulsan.

Sipas Worldmeters, momentalisht numri i të infektuarve ka shkuar në 83,381 dhe 2,858 janë personat që kanë humbur jetën. Por lajmi i mirë është se përqindja e personave të kuruar është shumë herë më e lartë se e atyre që nuk kanë mundur të shërohen prej virusit.

SHKARKO APP