Inteligjenca amerikane: Abramovich u sëmur nga faktori mjedisor, jo helmimi
Një zyrtar amerikan tha se inteligjenca sugjeron se miliarderi rus Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas u sëmurën për shkak të një faktori mjedisor dhe jo helmimit.
Deklarata vjen pasi ”Wall Street Journal” dhe gazeta investigative ”Bellingcat”, raportuan se Abramovich dhe negociatorët kishin vuajtur simptoma të dyshuara të helmimit, në fillim të këtij muaji pas një takimi në Kiev.
”Inteligjenca sugjeron shumë se kjo ishte mjedisore”, duke shtuar “për shembull jo helmim”. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk pranoi të jepte hollësi.