Inteligjenca e Koresë së Jugut zbulon arsyen e “zhdukjes” së Kim Jong Un

Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut njoftoi sot se nuk ka shenja që lideri i Koresë së Veriut Kim John Un kishte një operacion në zemër.

Kim nuk është parë në publik për tre javë, duke shkaktuar spekulime për shëndetin e tij dhe vendndodhjen para se të paraqitej të shtunën.

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut, Suh Hoon, foli në një komitet parlamentar të mërkurën ku tha se nuk kishte shenja që thashethemet për shëndetin e Kim Jong-un ishin të vërteta, njofton agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komiteti dëgjoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte shfaqur në publik 17 herë këtë vit. Ndërsa këtë kohë të vitit, ai normalisht do të ishte shfaqur 50 herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas zyrtarëve në Korenë e Jugut kjo mund të lidhet me një shpërthim të mundshëm  të Covid-19, megjithëse Korea e Veriut nuk ka zyrtarisht raste.

“Nuk mund të përjashtohet që ka një shpërthim në Korenë e Veriut,” tha ligjvënësi Kim Byung-kee.

“Kim Jong-un ishte përqendruar në konsolidimin e punëve të brendshme të tilla si forcat ushtarake dhe takimet parti-shtet dhe shqetësimet e koronavirusit kanë kufizuar më tej veprimtarinë e tij publike”. tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?