Inteligjenca “Five Eyes”: Kina ka fshehur provat

”Kina ka feshur me dashje apo shkatërruar provat e epidemisë”. Kështu thuhet në një raport të aleancës së inteligjencës “Five Eyes”, ku bën pjesë Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.

Kjo sjellje e qeverisë kineze, për ta ishte “një sulm ndaj transparencës ndërkombëtare duke u kushtuar jetën dhjetra mijëra njerëzve” dhe që ka vendosur në rrezik vende të shumta. Dokumentin e ka bërë publike media britanike “Daily Telegraph”, e cila liston pengesat që Pekini ka vendosur përpara se të ndryshonte plotësisht drejtim më 20 janar.

”Ka fshehur apo shkatërruar prova, fillimisht mohoi transmetimin nga njeriu tek njeriu, heshti apo zhduku mjekë që paralajmëronin për rrezikun real, u mohoi shkencëtarëve të huaj kampionë të virusit dhe në fund bllokoi aksesin e organizatave ndërkombëtare në Wuhan, epiqendër e përhapjes së koronavirusit të ri”.

SHKARKO APP