Interpol: Këta janë emrat e 173 ekstremistëve të ISIS, të gatshëm të sulmojnë Evropën
Një dosje me emrat e 173 pjesëtarëve të ashtuquajturit “Shteti Islamik” është gjetur në një vend të fshehët në Mosul.
Bëhet fjalë për listën e vetëvrasësve potencialë të cilët ishin të përgatitur ta sulmojnë Evropën si hakmarrje për disfatat e ISIS-it në Irak dhe Siri.
Dosjen e kanë gjetur forcat speciale irakiane gjatë çlirimit të Mosulit para disa muajve.
Me emrat e xhihadistëve, në dokument gjenden edhe fotografitë e tyre dhe vendet e prejardhjes. Disa fotografi duken si ato të pasaportave.
Në shumicën e fotografive terroristët buzëqeshin të gëzuar, ndërsa në disa duken të turpshëm dhe seriozë.
KOHA JONË SONDAZH

