Interpoli heq Turqinë nga baza e të dhënave

Vendimi për të pezulluar aksesin e Turqisë në bazën e të dhënave të individëve të kërkuar erdhi pas përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit 2016.
Interpoli ka hequr Turqinë nga baza e të dhënave pasi Ankaraja ka ngarkuar një listë prej 60,000 personash që supozohet të kenë lidhje të dyshuara me atë që prokurorët turq e quajnë FETÖ.

Turqia ngarkoi emrat e anëtarëve të dyshuar të FETÖs, që besohet gjerësisht se kanë qenë pas grushtit të shteti, pasi ata u larguan jashtë vendit.

Nga Interpoli  thuhet se ngarkimi i kaq shume emrave në sistem, përbënte “një çështje besimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksesi në bazën e të dhënave thuhet se është bllokuar pothuajse një vit, pavarësisht përpjekjeve të  Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Baza e të dhënave e Interpolit, e cila përfshin informacionin e pasaportave të individëve të kërkuar, u mundëson vendeve të arrestojnë të dyshuarit pasi numrat e tyre të pasaportave të përcaktohen në sistem. Vendimi i Interpolit ka bllokuar që numrat e pasaportave të dyshuarve prej autoriteteve turke të shfaqen në sistem.

Thuhet se autoritetet turke i thanë sekretarit të përgjithshëm të Interpolit se emrat nuk u gjetën rastësisht, se hetimet ligjore po kryheshin në lidhje me mijëra anëtarë të dyshuar të FETÖ-s dhe se emrat u përcaktuan pas viteve të hetimeve ligjore.

Pa një njoftim nga Interpol, të dyshuarit për grusht shteti të cilët i frikësohen deportimit në Turqi nga vendet ku jetojnë, ata do të vazhdonë të përdorin pasaportat e tyre të tanishme.

Shumë njerëz, përfshirë anëtarë të të gjyqësorit, trupa të NATO-s, gazetarët, policë, burokratë vazhdojnë jetën e tyre të qetë në shumë vende të botës sidomos në vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hurriyetdailynews.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?