FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irak, të paktën 20 të vrarë nga një sulm kamikaz

 Së paku 20 persona janë vrarë sot dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në qytetin Musajib në Irak, kanë thënë zyrtarë të sigurisë dhe ata mjekësorë.

Sulmuesi e ka aktivizuar jelekun me eksploziv në një treg në qendër të këtij qyteti, që ndodhet në jug të kryeqytetit Bagdad, ka njoftuar policia lokale.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat e Irakut janë në ofensivë për t’i përzënë militantët e Shtetit Islamik nga Mosuli, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak.

Pjesa lindore e këtij qyteti është shpallur e çliruar në muajin janar të këtij viti, ndërsa menjëherë pas këtij zhvillimi, ka filluar operacioni për pjesën perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dy pjesë të qytetit ndahen nga lumi Tigër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?