Irakianët dhe kurdët kanë 24 orë për të mënjanuar konfliktin
Bagdadi dhe Kurdistani irakian i kanë dhënë vetes një ditë më shumë kohë për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut dhe të evitojnë çdolloj përplasje të armatosur, ndërkohë që trupat e tyre janë grumbulluar në rajonin e pasur me naftë të Kirkukut.
Në fund të mëngjesit, presidenti irakian Fouad Massoum, vetë me origjinë kurde, filloi një takim me Massoud Barzani, presidenti i Kurdistanit autonom.
Personalitete të rëndësishme të partisë Unioni Patriotik i Kurdistanit (UPK), partia e Massoum, marrin pjesë gjithashtu në këtë mbledhje.
UPK-ja është rivali kryesor i Partisë Demokratike Kurde (PDK) e Barzanit dhe peshmergasit (luftëtarët kurdë) ndahen mes këtyre dy partive.
Ndërkohë që politika përpiqet të marrë situatën në kontroll, mijëra luftëtarë janë përballë njëri tjetrit në këtë provincë që ndodhet në veri të Bagdadit, tre javë pas zhvillimit të një referendumi në Kurdistan që ka rritur tensionet.
KOHA JONË SONDAZH

