FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irakianët dhe kurdët kanë 24 orë për të mënjanuar konfliktin

Bagdadi dhe Kurdistani irakian i kanë dhënë vetes një ditë më shumë kohë për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut dhe të evitojnë çdolloj përplasje të armatosur, ndërkohë që trupat e tyre janë grumbulluar në rajonin e pasur me naftë të Kirkukut.

Në fund të mëngjesit, presidenti irakian Fouad Massoum, vetë me origjinë kurde, filloi një takim me Massoud Barzani, presidenti i Kurdistanit autonom.

Personalitete të rëndësishme të partisë Unioni Patriotik i Kurdistanit (UPK), partia e Massoum, marrin pjesë gjithashtu në këtë mbledhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

UPK-ja është rivali kryesor i Partisë Demokratike Kurde (PDK) e Barzanit dhe peshmergasit (luftëtarët kurdë) ndahen mes këtyre dy partive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që politika përpiqet të marrë situatën në kontroll, mijëra luftëtarë janë përballë njëri tjetrit në këtë provincë që ndodhet në veri të Bagdadit, tre javë pas zhvillimit të një referendumi në Kurdistan që ka rritur tensionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?