Iraku dhe Jordania marrin masa pas sulmit me raketa nga Irani drejt Izraelit, mbyllin hapësirën ajrore
Iraku ka mbyllur hapësirën ajërore, pasi Irani lëshoi raketa në Izrael, sipas komenteve të raportuara nga agjencia zyrtare irakiane e lajmeve. Ministria urdhëroi gjithashtu “ndërprerjen e përkohshme të trafikut ajror në të gjitha aeroportet e Irakut”.
Edhe Jordania njoftoi sonte pezullimin e trafikut ajror pas një sulmi raketor nga Irani drejt Izraelit. Sipas një njoftimi për shtyp të aviacionit civil, “hapësira ajrore e Jordanisë është mbyllur përkohësisht” dhe të gjitha nisjet dhe mbërritjet janë pezulluar.
Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll sot pasdite, pas sulmeve iraniane me raketa. ”Trafiku ajror u ndërpre plotësisht në aeroportin ‘Ben Gurion’ të Tel Avivit sot në mbrëmje”, sipas një zëdhënësi, pasi shpërthime të shumta pati në Izraelin qendror pas nisjes së një sulmi raketor nga Irani. ”Aktualisht nuk ka ngritje apo ulje ávionësh në aeroportin Ben-Gurion”, tha një zëdhënës i aeroportit.