Iran, arrestohen dy persona pasi lëpinë faltoren e xhamisë
Dy persona u vunë në prangat e policisë iraniane pasi lëpinë një faltore në qytetin e Qom.
Gjithashtu mbi ta rëndojnë akuzat e kundërshtimit të autoriteteve për paralajmërimin e koronavirusit.
Qeveria ndaloi hyrjen në institucionet fetare, por dy personat u filmuan brenda faltores në xhaminë Masumeh në Qom duke puthur dhe lëpirë dyert e saj.
Madje njëri prej tyre u shpreh se nuk ka frikë nga koronavirusi dhe se zoti do ta mbronte atë.
Sipas BBC, masa për akte të tilla shkon nga 2 muaj deri në 2 vite burg.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran është rritur brenda pak kohësh në 77 viktima dhe 290 të infektuar.
Irani është vendi i dytë pas Kinës për numrin e viktimave nga koronavirusi.
Qytetarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë për mungesën e masave të ndërmarra për mbrojtjen e popullit nga ky virus.