Irani blen 500 mijë doza të vaksinës ruse ”Sputnik V”

Grupi i parë i vaksinave “Sputnik V” kundër Covid-19 prej 500 mijë dozash, të cilat Irani i ka blerë nga Rusia, arriti në kryeqytetin Teheran. Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, aeroplani që mbante vaksinat, u ul në aeroportin “Imam Khomeini”.

Ambasadori iranian në Moskë, Kazem Jalali deklaroi se grupi i dytë i vaksinave do të arrijë në vend deri më 21 shkurt, kurse i treti deri më 1 mars. Jalali tha se dërgesat do të vazhdojnë një herë në javë më pas.

Gjatë vizitës së tij në Moskë më 26 janar, ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif njoftoi se vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga Instituti Kombëtar rus i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya është miratuar në Iran.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?