Irani gati të sulmojë, Izraeli në gatishmëri maksimale!

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga Presidenti Biden dhe katër liderët evropianë thuhet: “Ne i kërkojmë Iranit të heqë dorë nga kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak kundër Izraelit dhe diskutuam për pasojat serioze për sigurinë rajonale nëse ndodh një sulm i tillë”.

Ndërkohë Izraeli po përgatitet për një sulm të madh pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniya, muajin e kaluar në Teheran, një ditë pasi gjatë një sulmi izraelit në Bejrut ishte vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli është në “gatishmëri maksimale” dhe i merr seriozisht kërcënimet iraniane, por se aktualisht nuk ka ndryshime në udhëzimet për mobilizimin e civilëve.

SHKARKO APP