Irani mohon të ketë qëlluar protestuesit, videot tregojnë gjak e britma nëpër rrugë (VIDEO)
Policia në kryeqytetin e Iranit, Teheran, mohoi të ketë përdorur plumba të vërtetë mbi protestuesit që mbushën rrugët duke ngritur zërin ndaj rrëzimit të avionit ukrainas me 176 persona në bord. Shefi i saj tha se efektivëve u janë dhënë urdhra të qartë të tregojnë “vetëpërmbajtje”.
Megjithatë, disa video të postuara në rrjetet sociale kanë regjistruar ato që duken si të shtëna me armë dhe treguan gjak nëpër rrugë. Protestat shpërthyen të shtunën, pasi Irani pranoi se e kishte qëlluar gabimisht me raketa avionin e Ukraine International Airlines. Shumica e pasagjerëve në bordin e tij, ishin iranianë dhe kanadezë.
Përgjatë tre ditëve te para pas tragjedisë, Irani e kishte mohuar që avioni kishte rënë për shkak të forcave të tij të armatosura dhe këmbëngulte tek teoria e një problemi teknik. Pranimi i fajit erdhi vetem pas videos që tregonte sesi mjeti goditej nga një raketë, e kjo ngjalli zemëratë të madhe në mesin e popullsisë kundër establishmentit qeverisës. Pretendohet se ka pasur një numër të plagosurish nga mësymja që bënë forcat e sigurisë mbi protestuesit ne sheshin Aazdi, të cilët përsërisnin pa reshtur sloganin: “ Vdekje diktatorit”.
https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1216477790574465030?s=20