”Irani në gjendje lufte”, mbyllet hapësira ajrore. Hamasi përshëndet sulmet

“Irani tani është në gjendje lufte”,thotë Ministria iraniane e Inteligjencës, duke paralajmëruar se Teherani do të përballet me vendet që mbështesin Izraelin. Irani ka mbyllur edhe hapësirën e tij ajrore dhe ka ndaluar të gjitha fluturimet.

Pas sulmit me raketa të lëshuara nga Irani mbi Izraelin, misioni i Teheranit në OKB tha se Republika Islamike kishte “ekzekutuar siç duhet përgjigjen e saj ndaj akteve terroriste të regjimit sionist”.

“Dhe nëse Izraeli guxon të përgjigjet ose të kryejë akte të mëtejshme keqdashjeje, një përgjigje e mëvonshme dhe  dërrmuese do të pasojë” shtoi misioni në X. Grupi islamik palestinez Hamas përshëndeti sulmet me raketa iraniane dhe i cilësoi ato një akt heroik.

“Ne përgëzojmë lëshimin heroik të raketës të kryer nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, në zona të mëdha të territoreve tona të okupuara, në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të okupimit kundër popujve të rajonit dhe në hakmarrje për gjakun e dëshmorve të kombit tonë”.

SHKARKO APP