Irani njeh Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës
Irani vendos të njohë Jerusalemin si kryeqytet te Palestinës, si reagim ndaj vendimit të SHBA që njohu qytetin e kontestuar si kryeqytet të Izraelit.
Ditën e mërkurë parlamenti iranian votoi në favor të projektligjit për të njohur Jerusalemin si kryqytet të palestinezëve.
Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte përgjigjia e duhur e Iranit, ndaj vendimit të SHBA mbi statusin e Jerusalemit.
Në një kundërpërgjigje simbolike ndaj deklaratës së presidentit Donald Trump mbi statusin e Jerusalemit, parlamenti iranian votoi të mërkurën për të njohur qytetin e kontestuar si kryeqytetin e palestinezëve.
Ligjvënësit iranianë votuan në favor të projektligjit, i cili njeh qytetin e Jerusalemit si kryeqytetin e Shtetit të Palestinës, entitet i njohur nga Kombet e Bashkuara si një shtet anëtar.
Nga 290 ligjvënës, 207 votuan pro. Kreu i Parlamentit iranian e cilësoi si mjaft të rëndësishëm momentin e votimit dhe nënvizoi se ishte kjo përgjigja e duhur e Iranit ndaj vendimit të Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Ali Larijani tha se vendimi më i fundit i SHBA-së erdhi me shpresën për të goditur myslimanët.
Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, pasi për myslimanët dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Jerusalemi është një vend i kontestuar nga të dyja palët, myslimanët dhe hebrenjtë, të cilët i referohen qytetit si mali i Tempullit, si një nga vendet më të shenjta në judaizëm.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas vendimit mbi statusin e Jerusalemit, urdhëroi zhvendosjen e Ambasadës së SHBA atje.
Ai përmbysi dekadat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, duke shkaktuar zemërimin e botës arabe dhe të aleatëve perëndimorë.(oranews)
KOHA JONË SONDAZH

