Irani përplas Trump me Macron: Askush nuk flet në emër të SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar homologun e tij francez Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj Iranit.

Përmes një postimi në “Twitter”, është shprehur se Macron po dërgon “sinjale të ndryshme” një Iran, duke ndërhyrë kështu në çështje që i takojnë SHBA-së. Trump shkruan në reagimin tij se askush nuk mund të flas në emër të SHBA-së.

“Irani është në gjendje të vështirë financiare. Zyrtarët iranianë janë të dëshpëruar dhe duan të flasin me Shtetet e Bashkuara, mirëpo ata që po pretendojnë të na përfaqësojnë neve, janë duke u dhënë mesazhe të ndryshme, duke përfshirë presidentin Macron të Francës. Unë e di se Emmanuel ka qëllime të mira, sikur gjithë të tjerët mirëpo askush nuk flet në emër të SHBA-së”, ka shkruar Trump.

Kujtojmë që Trump largoi SHBA një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. Po ashtu, presidenti amerikan ka vënë një seri sanksionesh nfaj Iranit, duke dëmtuar sektorin bankar dhe atë të naftës.

Ndërkohë, pavarësisht qëndrimit të SHBA, Franca, bashkë me Britaninë, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën, kanë vazhduar të jenë pjesë e marëveshjes së vitit 2015.

SHKARKO APP