Ironia e indianëve me Trump: Kemi frikë mos e sulmojnë majmunët gjatë vizitës në Taj Mahal
Indianët kanë shprehur frikën se Donald Trump mund të sulmohet nga majmunët gjatë vizitës së stij në Taj Mahal javën e ardhshme.
Majmunët që ngacmojnë turistët janë bërë një problem i madh në pikën më të famshme të Indisë, me rojet që vendosnin katapulta për t’i mbrojtur ata.
Trump do të ketë mbrojtjen elitare të Shërbimit Sekret gjatë vizitës së tij më 24 shkurt, por vendasit kanë frikë se një tufë e madhe majmunësh mund të jenë të pamundur për tu kontrolluar, shkruan Daily Mail.
“Nëse një grup i tillë majmunësh sulmojnë Donald Trump, do të jetë një fatkeqësi,” tha një banor vendas për India Today.
Një anëtar i Forcës Qendrore të Sigurisë Industriale tha që katapultat e përdorura nga rojet do të ishin ‘krejtësisht joefektive’ kundrejt një grupi të madh majmunësh. Banori i cili kishte frikë nga ‘katastrofa’ tha se masat e sterilizimit kishin dështuar pavarësisht një përpjekje prej 200,000 paund nga zyrtarët vendas.
“Terrori i majmunëve është aq i përhapur sa gratë dhe fëmijët kanë frikë të shkojnë në çatinë e shtëpive të tyre,” tha ai.
Ka rreth 500 deri 700 majmunë makakë që jetojnë në dhe rreth monumentit të Taj Mahal. Në maj 2018, dy turistë francezë u plagosën nga majmunët ndërsa morën selfie në Taj Mahal.
Ekspertët thonë se kafshët janë duke u bërë më agresive pasi qyteti që po zgjerohet në habitatin e tij natyrore.
E ndërtuar nga perandori Mughal Shah Jahan për varrin e gruas së tij Mumtaz Mahal, Taj Mahal ka 25,000 vizitorë të përditshëm, dhe kap shifrën e 80,000 turistëve gjatë pikut të sezonit turistik.
Trump dhe gruaja e tij Melania do të vizitojnë Taj Mahal të hënën në mbrëmje sipas mediave lokale. Shtetet e Bashkuara janë partneri i dytë më i madh tregtar i Indisë pas Kinës.