Ironia, Rusia i ofron Trumpit vaksinën anti-Covid pasi doli pozitiv

Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij janë konfirmuar pozitiv me Covid.

Instituti  Kërkimor Rus Gamaleya, i cili krijoi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë presidentin amerikan, vaksinën ruse.

“Nëse qeveria amerikane i drejtohet zyrtarisht autoriteteve ruse, ne do t’i ndihmojmë”, tha Shefi i Qendrës Gamaleya Alexander Gintsburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti dhe Zonja e Parë ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore duke shtuar se ai priste që Trump të vazhdonte detyrat e tij si president.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë njoftoi anulimin e fushatës së tij në Florida menjëherë pas lajmit. Zonja e Parë më pas shkroi në Twitter se do të shtynte disa nga ngjarjet në të cilat kishte planifikuar të merrte pjesë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?