Ish-kreu i inteligjencës britanike: COVID-19 u krijua në laborator, u përhap nga një incident

Rikthehet sërish debati për origjinën e virusit që trazoi rendin botërorë dhe prishi normalitetin e të gjithë botës.

“Koronavirusi u krijua nga njeriu në një laborator të Kinës, është shpërndarë tek njerëzit pas një incidenti”. Deklarata vjen nga Sir Richard Dearlove, ish kreu i shërbimit sekret britanik, MI6, në një intervistë për gazetën “The Telegraph”.

Pretendimin e tij e mbështet tek një studim britaniko-norvegjez, akoma të papublikuar, nga i cili rezulton se elementë kyç janë vendosur në sekuencën gjenetike të virusit dhe nuk evoluar në mënyrë natyrale. Deri në këto momente, shkencëtarët kanë ndarë gjithmonë idenë që Covid-19 ka kaluar nga speciet, me shumë mundësi nga lakuriqët e natës tek njeriu.

Por sipas Sir Richard Dearlove, shkencëtarët kinezë kanë mund të kenë kryer eksperimente sekrete tek lakuriqët e natës derisa virusi, për shkak të një incidenti, ka dalë nga laboratori i biosigurisë në Wuhan.

Studimi i akademikëve të Spitalit Universitar të Londrës dhe virologëve norvegjezë thekson se brenda ADN-së së virusit është venduar manualisht edhe një seksion që i bën të kota të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë.

Ish kreu i inteligjencës britanike thekson se rezultatet e hulumtimit mund të detyrojnë Kinën t’i paguajë pjesës tjetër të botës dëmet e shkaktuara nga koronavirusi./A2

SHKARKO APP