Ish-kryeministrja e Tajlandës dënohet në mungesë me 5 vite burg

Ish-kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shanawatra, në arrati prej fundit të gushtit për t’i shpëtuar një procesi gjyqësor gjerësisht i cilësuar si politik, u dënua sot në mungesë me pesë vite burg duke e bërë të pamundur kthimin në politikë për aq kohë sa forcat e ushtrisë do të kenë kontrollin e vendit.

“Gjykata e shpalli fajtore të akuzuarën dhe e dënoi me pesë vite burg”, deklaroi një gjytar i Gjykatës Supreme për median.

Yingluck Shinawatra, qeveria e së cilës u përmbys në 2014 nga ana e forcave ushtarake, nuk është parë që prej 25 gushtit, datë që ajo duhej të paraqitej në Gjykatën Supreme për të dëgjuar vendimin në procesin gjyqësor me akuzën për “neglizhencë” në një program subvencionesh akorduar për kultivuesit e orizit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u trajtua më me dashamirësi nga gjykata kundrejt dy bashkëpunëtorëve të saj, të cilët morën në fund të gushtit dënime të rënda, veçanërisht 42 vite burg për ish-ministrin e saj të Tregtisë, Boonsong Teriyapirom.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?