Ish-luftëtarët e ISIS kthehen në Europë, por ankohen se nuk gjejnë punë

Ka një sërë përfshirjesh, që nuk duken mirë në CV-në e askujt, që është duke kërkuar punë.

Duke nisur nga historia kriminale, dënime të mëparshme dhe së fundi, të qenit terrorist.

Mund të tingëllojë sa absurde aq edhe qesharake, por shumë nga luftëtarët e huaj të ISIS në Lindjen e Mesme, me humbjen e luftës janë duke u rikthyer në Europë. Por, problem sipas tyre qëndron se kanë të pamundur të gjejnë punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja suedeze “Expressen,” ka intervistuar disa ish-xhihadistë, në lidhje me vështirësitë, që ata hasin për t’u punësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thjesht dua të harroj gjithçka,” shprehet 27-vjeçari Walad Yousef, i cili është kthyer së fundi në Suedi.

“Kam aplikuar për shumë punë, por nuk më marrin për shkak të fotografive që kam nxjerrë.”

Disa prej ish-luftëtarëve kanë nisur edhe të sajojnë histori se përse shkuan drejt Lindjes së Mesme, ndërsa pretendojnë se ishin atje për të ndihmuar civilët.

Qindra emigrantë, të cilët gjendeshin në Suedi, i janë bashkuar ISIS qysh në fillim, ndërsa vendi ka vuajtur nga disa sulme terroriste. Por, sipas ekspertit të terrorizmi, Magnur Ranstorp, “më të rrezikshmit nuk janë kthyer ende.”

“Pjesa më e madhe e të kthyerve mund të mos bëjnë asgjë,” shtoi ai “por, mbetet një rrezik që duhet manaxhuar nga autoritetet. Është e rëndësishme për policinë, që të ketë prioritet ndaj tyre, në mënyrë që ata të mos bëhen të rrezikshëm për shoqërinë. /Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto. TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?