Ish-menaxheri i fushatës së Trump tenton vetëvrasjen
Pasi kërcënoi se do të vetëvritej duke u mbyllur në shtëpinë e tij, ish menaxheri i fushatës elektorale të presidentit amerikan Trump është ndaluar nga policia dhe u shtrua në spital. 44 vjeçari ishte pushuar nga puna në muajin qershor pas një takimi të dështuar elektoral në Oklahoma.
Alarmi për policinë u dha nga bashkëshortja e tij. Pascale ishte pushuar nga puna nga Trump në muajin qershor pas polemikave pas një takimi rezultat në Tulsa, i cili rezultoi si një dështim.
44 vjeçari dikur drejtor i mediave dixhitale për fushatën elektorale presidenciale të 2016-ës, u pushua nga puna nga Trump pas sabotimit të adoleshentëve të cilët prenotuan me mijëra bileta të takimit elektoral, për të mos u shfaqur më pas. Vendet e mbetura bosh ishin me dhjetëra dhe dështimi i dukshëm dhe i pafalshëm.