FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-modelja 28-vjeçare, drejtoresha e re e Trump (FOTO)

Drejtoresha e re e komunikimeve e presidentit Donald Trump, është një ish-modele 28 vjeçare. Hope Hicks zëvendëson Anthony Scaramucci, që u shkarkua pas 10 ditësh në detyrë. Ajo nuk ka një background në politikë por ka qenë e lidhur me familjen Trump për të paktën pesë vitet e fundit.

Dhe në heshtje, ka hapur rrugën për tu bërë një prej aleateve më të ngushta të presidentit dhe një nga punonjësit më të paguar të shtëpisë së bardhë me plot 180 mijë dollarë në vit. Hope Hicks ka filluar karrierën e saj në marrëdhëniet me publikun dhe kompania e modës e Ivanka Trumpit ishte një prej klientëve të saj. Pasi ka modeluar për firma si Ralph Lauren, dhe është shfaqur edhe në kopertinën e revistës Gossip Girl, ajo ka modeluar edhe disa nga veshjet e Ivankës si pjesë e punës së saj.

Puna me vajzën e madhe të Donald Trump, ka bërë që Hope Hick të bjerë në syrin e presidentit. Ai personalisht e kish zgjedhur në tetor 2014, që të punonte si PR në kompaninë e tij të pronave të patundshme. Madje, ai ka thënë për revistën GQ, vitin e kaluar, se mendonte që Hope ishte e jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?